FOTO/“Banda e limuzinës” kryen grabitjen më të madhe, vidhen bizhuteri me vlerë...

FOTO/“Banda e limuzinës” kryen grabitjen më të madhe, vidhen bizhuteri me vlerë 1 mld euro

67
0
Shares

Një grabitje e përmasave jo të zakonshme, ka ndodhur në Dresden të Gjermanisë. Mediat e kanë cilësuar “Banda e Limuzinës” pasi grabitësit u larguan nga vendi me një limuzinë.

Prestigjozja gjermane Bild raporton se autorët janë në kërkim ndërsa zona është e rrethuar nga gajentët e policisë. Ndërkohë nga koleksioni shtetëror i arteve në Gjermani konfirmohet se janë grabitur bizhuteri antike me një vlerë prej 1 miliard eurosh.

Sipas Bild, kasaforta e ndodhur nën Urën e Augustit është hapur nga grabitësit nëorën pesë të mëngjesit, dhe njëkohësisht është bllokuar dhe sistemi i alarmit.

Bild raporton se grabitësit hynë brenda pasi prenë furnizimin me energji elektrike dhe më pas u futën në ambientet e saj përmes një dritareje në koleksionin shtetëror të artit dhe morën prej andej sende argjendi dhe sende me vlerë të madhe historike.

Koleksioni, që shpesh quhet thesari më i madh në Evropë, u krijua midis viteve 1723 dhe 1730 dhe përfshin një sërë xhevahirash mbresëlënëse, vepra arti dhe është e vendosur në dy kate të Pallatit Mbretëror. Me një shënim në faqen e internetit të koleksionit thuhet se pallati është mbyllur të hënën për “arsye organizative”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY