“Përgjysmim të vlerës”, Berisha: Shpirtkazëm ndaj pensionistëve, vetë vrapojnë në ishujt e...

“Përgjysmim të vlerës”, Berisha: Shpirtkazëm ndaj pensionistëve, vetë vrapojnë në ishujt e magjishëm për Vitin e Ri

44
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar së fundmi lidhur me shpërblimin e fundvitit që qeveria parashikon t’iu japë pensionistëve.

Berisha e ka quajtur cinike dhe pashpirtësi vlerën që qeveria ka përcaktuar duke shtuar se prej 6 vitesh pensionet janë rritur vetëm me 4% kurse po të shtohet inflacioni i 6 viteve çdo pensionist merr sot 12% më pak se sa merrte 6 vite më parë.

Në një akt cinik ekstrem narkoqeveria jo vetëm nuk rriti pensionet, nuk kompensoi as rritjen e çmimieve pra inflacionin por përgjysmoi edhe dhuratën e fundvitit për ta ndërkohë për vete vrapojnë në ishujt e magjishëm për të bërë vitin e ri. Pashpirtësi!” – përfundon Berisha.

Një vit më parë shpërblimi për këto kategori ishte në masën e 5 mijë lekëve të rinj, por ecuria e dobët e mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit ka përcaktuar një nivel më të ulët të dhënies së këtij bonusi këtë fundvit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY