Arrestohet trafikanti nga Laçi, i gjejnë me vete rreth 4 milionë lekë

Arrestohet trafikanti nga Laçi, i gjejnë me vete rreth 4 milionë lekë

67
0
Shares

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Në kuadër të operacionit të koduar “Gurra” pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K.P., banues në Laç.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative u mësua se ky shtetas, shpërndante lënde narkotike në doza të vogla.

“Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim dhe me Policinë e Kurbinit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gurra”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:K.P.,20 vjeç, banues në Laç, Kurbin”,-sqaron policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 30 qese të vogla farmaceutike, një peshore elektronike,315 000 lek të reja dhe 375 euro të prerjeve të ndryshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY