Pas deklaratës së Kocijancic, ish-ministri është me Macron

Pas deklaratës së Kocijancic, ish-ministri është me Macron

38
0
Shares

Pas deklaratës së Kocijancic në lidhje me debatet në Shqipëri ka reaguar në Tiranë, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai thotë se kjo deklaratë e ka nxitur të jetë me Macron.

Postimi i Manjanit:

Maja Kocijançiç ka të drejtë.

Delagacioni i BE dhe veçanërisht drejtuesit e tij dje dhe sot e kanë afruar Shqipërinë me BE. 3 vite rrjesht na u hapën negociatat.

Si rezultat i këtij kontributi të jashtëzakonshëm, Shqipëria sot ka mbyllur dyert e gjykatave dhe ka hapur portalet e thashethemeve.

Veçanërisht sinjifikativ ishte mësimi që kemi mësuar nga Delegacioni i BE, për blerje asetesh e shërbimesh pa tender. Si rezultat i këtij mësimi vështirë të gjesh sot ndonjë punë publike të tenderuar me garë të hapur dhe konkurruese.

Delegacioni i BE, pasi humbi statusin e monitoruesit,me objektivitet të lartë nuk konstatoi asnjëherë të vetme kanabizimin e vendit dhe po me të njëjtin objektivitet nuk sheh ende krizën më të thellë politike ku është zhytur vendi.

Madje Delegacionit Europian duhet ti japim edhe medalje të lartë për injorim total të organizatave të tjera që paguan BE si Komisioni i Venecias, ODIHR dhe madje edhe Gjykata e Të Drejtave të Njeriut.

Më në fund, kush kritikon Delegacionin e BE ka kritikuar vetë BE dhe është i Macronit.
===================
Le të jenë ça të duan, por sa herë të merren me punët tona do ta meritojnë kritikën!

Pa asnjë ndrojtje e pa asnjë kompleks. Veçanërisht burrokracia e Brukselit…

Po, jam dakort me Macronin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY