MAKINA E SË VËRTETËS/ Vijnë në Shqipëri 5 poligrafë nga SHBA, u...

MAKINA E SË VËRTETËS/ Vijnë në Shqipëri 5 poligrafë nga SHBA, u trajnuan edhe ekspertët

138
0
Shares

Të paktën 5 poligrafë kanë ardhur në Shqipërid dhe do të përdoren nga Byroja Kombëtare e Hetimit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme.

Pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndihmuar në ruajtjen e standarteve më të larta të integritetit. Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një program dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP).

Fotografia e U.S. Embassy-Tirana

Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SIAC) – organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve – iu bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses së INL në Shqipëri për ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve”, njofton Ambasada amerikane në Tiranë.

Poligrafi është një instrument, i cili përdoret për të zbuluar të vërtetën, bazuar në pyetje, duke e cilësuar atë ndryshe pra edhe si “makina e së vërtetës”.

Natyrisht se vendi ku poligrafi gjen përdorimin më të gjerë sot në botë është SHBA-ja. Poligrafi u përdor në vitet 1933 nga FBI-ja në luftën kundër mafies dhe në hetimet penale, sikurse edhe për zbulimin e spiunazhit. Në vitin 1949 u lejua të pranohej për përdorim edhe nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA. Vende të tjera, të cilat e përdorin poligrafin janë: Izraeli, Rusia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, disa vende të Europës Lindore dhe Amerikës Jugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY