“Kampion bote me 140 mijë lekë shpërblim”, Stefi Prifti tregon detaje: Klevisin...

“Kampion bote me 140 mijë lekë shpërblim”, Stefi Prifti tregon detaje: Klevisin e kemi punësuar dikur në lokal…

140
0
Shares

Vazhdojnë reagimet dhe thirrjet e personazheve të njohur nga arti, të cilët janë prekur nga historia e kampionit të boksit Klevis Çelaj.

Kujtojmë se Çelaj tregoi se ishte shpërblyer me vetëm 140 mijë lekë të vjetra për titullin “kampion” ndërsa tha se vuante një situatë mjaft të vështirë ekonomike. Lidhur me historinë e tij kanë reaguar edhe shumë personazhe publikë, ndër të cilët edhe këngëtari korçar Stefi Prifti.

Prifti tregon se e njeh Klevisin prej disa vitesh e madje e ka punësuar në lokalin e tij dikur. Ai thotë se nuk eshte e nevojshme qe te tregoje se cfare ka bere per te riun dhe per njerez te tjere ne keto vite, por tregon nevojat e domosdoshme per kampionin e boksit.

Ja postimi i plote i kengetarit:

Eshte e vertete! Klevisin kam vite qe e njoh. Ndoshta 6-7 vjet! Nga momenti qe e kam njohur, kam pare nje djale te qeshur dhe capken. Nuk i kursehet punes dhe shume i degjuar per cfare i thua! Padyshim, nje fans i zjarrte edhe i muzikes tone.
Vazhdimisht jemi perpjekur per ta mbajtur prane dhe e kemi punesuar (vitet e para te njohjes ne Crazy Calvin, Tirane).

Me pas Calvin u mbyll dhe ai u kthye ne Vlore prane familjes se tij. Asnjehere nuk kam folur, se cfare kemi bere ne nder vite, jo vetem me Klevisin, por edhe me njerez te tjere me halle te medha dhe nuk dua te flas, por mbas ndeshjes se boksit darken e hengrem bashke.

Te vinte keq ta shikoje mbas nje muaji thuajse pa ngrene dhe i thosha te kishte kujdes..! Une isha me vajzen e vogel, Endri dhe miku jone Astrit Kambo me te birin. Me pas e percollem per ne Vlore…!

Klevisi i thote qarte gjerat qe i nevojiten me shume. Por, une do i shkruaj edhe njehere sipas rradhes qe une vleresoj.

1. Klevis Celaj dhe familja e tij kane nevoje urgjente per ndihme.
2. Klevis Celaj duhet te punesohet per te pasur nje jete te thjeshte dhe normale.
3. Klevis Celaj duhet te kete suportin e institucioneve te shtetit (ato sportive) per te bere realitet endrren e tij sportive. Perpjekjet e tij jane te medha, kete e tregoi me vepra, sidomos 6 muajt e fundit.
Rezultatet nuk kane rendesi primare ne kete moment!

4. Klevis Celaj dhe familja e tij ka nevoje urgjente per rikonstruktimin e baneses. Kete gje mund ta beje edhe Bashkia Vlore apo drejtori te ndryshme te ministrive perkatese. Kete gje mund ta bejne edhe private me zemer te mire.

5. Klevis Celaj ka nevoje edhe per nje mbeshtetje psikologjike per te kaluar traumen e shkaktuar nga fukaralleku dhe perballja me skamjen. Te uroj fat Klevis 🙏 dhe suksese! Je cun i mire!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY