Veleshnja reagim të fortë: I dhamë 100 mijë euro Notre Dame po...

Veleshnja reagim të fortë: I dhamë 100 mijë euro Notre Dame po kampionët i lëmë të vdesin për bukë

82
0
Shares

Historia e kampionit të boksit që jeton ne kushte të vështira dhe i lënë në harresë nga shteti, ka rrembyer vemendjen e shumë personazheve të famshme, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë fakt ka ardhur dhe reagimi i aktorit të njohur të humorit Rezart Veleshnja.

Ai njihet si një kritik i ashpër i qeverisë Rama, dhe shkruan se iu dhanë 100 mijë euro Francës për djegien e Katedrales Notre Dame, ndërsa për kampionët shqiptarë nuk bëhet asnjë lloj investimi dhe i lënë të vdesin për bukë.

REAGIMI I PLOTE I AKTORIT REZART VELESHNJA

Kemi bërë investime rreth 120 milion euro për rrugët por kemi aksidente përsëri, i dhame 100 mijë euro Notre Dam de Paris se u dogj sna hapen as negocjatat, kemi investuar në stadiume por ndeshje sfitojmë skemi lënë ministër pa e bërë me saraje që të jetojnë si pashallarë por kampjonet e sporteve tona do i lëmë të vdesin për bukë, sepse ju s’doni ta kuptoni por ne jemi komunizmi i modernizuar të dashur njerëz! Më vjen keq ku jetoj! Shpresoj ti jepni një zgjidhje këtyre njërzve që janë të ndershëm na bëjnë krenar edhe nuk merren me lëndë narkotike apo me krime te ndryshme! Flm’.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY