“Asnjë devijim nga Kushtetuta”/Meta cakton datën, kur do të hidhet shorti për...

“Asnjë devijim nga Kushtetuta”/Meta cakton datën, kur do të hidhet shorti për KED-në

74
0
Shares

Presidenti i Republikës ka vendosur të hedhë me 5 dhjetor të këtij viti shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Vendimin e bëri publik vetë Presidenca pas takimit që Kreu i Shtetit pati me Besnik Muçin.

Pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, Presidenti thotë se do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese”, thekson Presidenca.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY