Pas ambasadës amerikane reagon Presidenca: Mjaft më “Rule of Embassy”, është koha...

Pas ambasadës amerikane reagon Presidenca: Mjaft më “Rule of Embassy”, është koha për “Rule of Law”

51
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas reagimit të ambasadës amerikane, e cila propozoi që palët t’i drejtoheshin Komisionit të Venecias për të zgjidhur ngërçin me Kushtetuesen.

Me një reagim në rrejtin social, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi thekson se garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të kreut të KED-së, Ardian  Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të kreut të shtetit.

Reagimi i Tedi Blushit:

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY