PAMJE TE RENDA/ 3 të rinj godasin pa pushim kamerierin, të tjerët shohin

Ndaje

Një i ri nga Berati është dhunuar brutalisht nga tre persona të tjerë dhe pasi shembet në asfalt, askush nuk i jep ndihmë. Pamjet janë publikuar sot nga “Jeta osh Qef”, ku shihet se si disa të rinj dhunojnë barbarisht një bashkëmoshatarin e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Beratit dhe siç shihet në video, tre djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshire.

Ndonëse i riu rrëzohet në tokë pranë një makine, një prej djemve vijon ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa e lë pa ndjenja. Asnjë prej kalimtarëve në rrugë nuk ka ndërhyrë për t’i ndarë. Sipas denoncuesit, mendohet se i riu që ra pre e dhunës barbare është kamarier, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Pas publikimit të këtyre pamjeve ka reaguar policia që thotë se ka arrestuar 3 të rinjtë që dhunuan 30-vjeçarin me iniciale N.Ç., banues në fshatin Duhanas. I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F.G, 17 vjeç, J.B, 23 vjeç dhe K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal” – thuhet në njoftimin e policisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje