I dhanë fund martesës së tyre, sot gazetarja hap biznes me ish-bashkëshortin

I dhanë fund martesës së tyre, sot gazetarja hap biznes me ish-bashkëshortin

694
0
Shares

Gazetarja e njohur e kronikës, Anduena Nallbani ka një histori të veçantë të jetës së saj, pak ndoshta e pazakontë për shumë te tjerë.

Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Ardit Jaupi, kanë qenë së bashku për 12  vite, por janë divorcuar në vitin 2016. Sot, ata  kanë një komunikim shumë të mirë me njëri-tjetrin, dikur partnerë në jetë, ndërsa dhe partnerë në biznes.

E ftuar tek Rudina,  Anduena bashkë me ish-bashkëshortin treguan për marrëdhënien mes tyre dhe biznesin e ri si dhe raportin qe kane me djalin e tyre.

“Çdo njeri në jetë vjen për të na mësuar diçka. Ka shumë gjëra që unë mësoj nga Arditi dhe shumë gjëra që Arditi mëson nga unë. Mendoj që asnjëherë njeriu nuk duhet të jetë egoist për të parë deri ku  shkon ai, duhet t’i shikojmë të dy bashkë. Ne kishim vendosur të ishim bashkë, të bashkëjetonim, vendosëm të ndahemi, por kemi vendosur të jemi partnerë në biznes. Kjo është një arsye, që ato dreka dhe darkat tona në fundjavë, të mos i kalojmë më jashtë në restorante të ndryshme, por të mblidhemi në restorantin tonë, ku Aleksei ndihet si në një shtëpi të dytë. Aty mblidhemi edhe me familjen tona herë pas here, kjo na bën të jemi më të fortë dhe ta shohim jetën më të gjatë”,-shprehet gazetarja.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY