Kapet me 500 kile kanabis roja shqiptare i dy këngëtarëve të famshme...

Kapet me 500 kile kanabis roja shqiptare i dy këngëtarëve të famshme greke

94
0
Shares

Policia greke arrestoi një organizatë të trafikut të drogës në të cilën përfshiheshin 4 shqiptarë dhe një grek.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 29, 35, 36 dhe 37 vjeç, ndërsa një 16 vjeçar është me origjinë greke.

Nga kontrollet në banesë policia gjeti 560 kg kanabis.

Në krye të organizatës ishte 36-vjeçari shqiptar, ndërsa mediat greke raportojnë se njëri nga të arrestuarit ishte truproja i dy këngëtareve të famshme greke, shumë të dëshiruara për rininë.

Raportohet se shqiptari ishte punësuar nga klubet e mëdha të natës, ku dy artiste të famshëm këndonin herë pas here. Ai kishte për qëllim që të ‘ruante’ dhomën e veshjes se kengetareve, pasi ngacmoheshin vazhdimisht nga admiruesit e tyre të rinj.

Sigurisht, si artistet e famshëm, ashtu edhe biznesmenët që punësuan shqiptarin e zellshëm nuk e dinin që ai ishte i përfshirë në një spirale që shpërndante sasi të mëdha hashashi madje edhe me shumicë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY