Kampioni i boksit nuk u mban dot lotët në studio: Më dhanë...

Kampioni i boksit nuk u mban dot lotët në studio: Më dhanë vetëm 14 mijë lekë për titull

96
0
Shares

Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit. Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg.

Ka 8 vjet që praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka. Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël. Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare .

Boksi për të ka qënë pasion dhe “shpëtim” nga realiteti i hidhur. E ka nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës. Ai stërvitet vetëm në natyrë .

Të fitonte titullin kampion kombëtar nuk ishte e lehtë. I janë dashur disa muaj stërvitje intensive dhe një dietë rigoroze për rënien nga pesha. Çelaj pas kësaj fitoreje, u shpërblye vetëm me 14 mijë Lekë, të cilat në fund nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi.

Mirela Milori: Ti ke marrë një farë shpërblimi që dole kampion?

Klevis Çelaj: Kam marrë 140 mijë Lekë..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra apo të reja?

Klevis Çelaj: Të vjetra..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra, ke marrë që dole kampion?

Klevis Çelaj: Aq kam marrë..

Mirela Milori: Në jetë tënde ke pasur momente të vështira mesa di?

Klevis Çelaj: Po plot, sa të duash, pafund..

/KlanTv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY