30 minuta takim/Berisha deklarata të forta: Vorpsi e betuara në Lanë, Dvorani...

30 minuta takim/Berisha deklarata të forta: Vorpsi e betuara në Lanë, Dvorani e ktheu KED-in në shpellë mafioze

50
0
Shares

Ka përfunduar takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe ish-Presidentit Sali Berisha. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe është zhvilluar në Presidencë. Jashtë dyerve të Presidencës, Berisha ka zbardhur dhe disa prej temave per te cilat ka biseduar me Metën.

Ish kryeministri Sali Berisha duke e akuzuar kryeministrin Rama për ngërçin me Kushtetuesen, u ndal tek betimi i Arta Vorpsit të cilës iu drejtua “e betuara në Lanë”.

Betimi nuk është akt Kane .. akt Lane  është për këta që shtetin nuk e kanë shtet dhe nuk kanë asnjë parim.. betimi është akt solemn që të detyron ty ti shërbesh gjer në pikën e fundit e të qëndrosh besnik Kushtetutës. Në Lanë betim bëjnë vetëm horat e narkoshtetit dhe askush tjetër”,- u shpreh Berisha.

Berisha tha se gjithçka po bëhet për kapjen e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama, ndërsa sulmoi ashpër dhe kreun e KED, Ardian Dvorani, duke e quajtur atë “mafioz”. Sipas ish-kryeministrit, Dvorani është i vetmi gjykatës në historinë 30-vjeçare të vendit, që ka shkelur në mbledhje partiake të PS.

vijon…

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY