VIDEO/Basha përsërit qëndrimin e tij: Asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e...

VIDEO/Basha përsërit qëndrimin e tij: Asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme dhe ato vendore

41
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat, nga ku tregoi se çfarë kishte diskutuar së bashku me aleatët opozitarë në takimin me presidentin Ilir Meta.

Basha tha se u njohën nga kreu i shtetit me fakte tronditëse, lidhur me procesin e emërimit të gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese. Sipas tij, qëllimi i vetëm i Ramës është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi se kjo është një grusht kushtetues.

Nga ana tjeter, Basha bëri dhe njëherë të qartë qendrimin e tij dhe të opozitës per zgjedhjet e parakohshme qe duhen mbajtur menjëherë.

“Ne kerkojmë vënien në funksionim sa më shpejt të SPAK e BKH sipas kushtetutës e jo akteve korruptive të qeverisë.  Cështja e dytë domosdoshmëria e zgjidhjes së krizë politike. Prej mëse 2 muajsh opozita ka shprehur gatishmëri për dialog transparent, rama ka refuzuar dialogun nga instituticonet ndëkombëtare shtyrja e afatit të komisionit është tjetër përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

PD nuk kërkon shtyrjen për kalendat greke të reformës zgjedhore. Javën e ardhshme do të bëjmë publik propozimin e plotë për reformën, ndërkohë që kemi patur vetëm refuzim dialogue sabotim. Është një film i parë e stëparë qeveria punon në kundështim me interesin e shqiptarëve dhe përpiqet t’i hedhë fajin opozitës, ne nuk mund ta pranojmë këtë. Nuk ka asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme dhe ato vendore si rrugëdalja e vetme nga kriza”,- u shpreh Basha.

LIVE – Komunikim me gazetarët

LIVE – Komunikim me gazetarët

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 19 novembre 2019

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Gjatë takimit me Presidentin Meta u njohëm me prova tronditëse të asaj që kemi ditur dhe thënë edhe më përpara, të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit të vendit në procesin e reformës në drejtësi dhe, konkretisht, në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Këto prova dhe fakte tronditëse vërtetojnë se qëllimi i vetëm i këtij kryeministri dhe kësaj qeverie është jo zbatimi i reformës në drejtësi, por kapja e institucioneve të drejtësisë dhe, në veçanti, kapja e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike dhe aleatët tanë e kanë konsideruar këtë prej fillimit një grusht kushtetues, por, përtej kësaj, edhe një provë më shumë se me këtë qeveri reforma në drejtësi është e rrezikuar, drejtësia e pavarur që nuk mbron, por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, mbetet një iluzion. E kemi parë këtë në rastin e Saimir Tahirit, e kemi parë në rastin e hetimeve të ndaluara dhe të sabotuara për manipulimin zgjedhor në dosjen e “184” dhe në dosjen “339”; e kemi parë në rastin e varrosjes së aferave të tmerrshme korruptive të kësaj qeverie.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar qëndrojnë për një reformë në drejtësi sipas Kushtetutës. Ne kërkojmë vënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të SPAK dhe BKH –së sipas Kushtetutës dhe jo sipas planeve, anktheve dhe problemeve korruptive të qeverisjes aktuale.

Çështja e dytë që kemi diskutuar është domosdoshmëria për zgjidhjen e krizës politike.

Prej më shumë se 3 muajsh kjo detyrë është shtruar edhe nga institucionet ndërkombëtare, në veçanti, nga fuqia më e madhe europiane, Gjermania, përmes mocionit të përbashkët të Bundestagut. Është shtruar, po kështu, edhe nga partnerët tanë strategjikë.

Prej më shumë se 2 muajsh opozita ka shprehur gatishmërinë e saj për të kontribuar përmes një dialogu transparent për një reformë zgjedhore dhe zbatimin e kësaj reforme, siç e kërkon Bundestagu.

Prej më shumë se 4 muajsh Edi Rama ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin nderkombëtar, të ofruar, të paktën, në 4 raste nga institucionet ndërkombëtare, në tentativë për të mbuluar krizën e thellë politike, ku ndodhet vendi.

Shtyrja e afatit të komisionit të Reformës Zgjedhore është një tjetër përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar. Opozita e Bashkuar as nuk ka kërkuar, as nuk kërkon dhe as nuk mbështet shtyjren për në kalendat greke të reformës zgjedhore.

Javën e ardhshme, Opozita e Bashkuar do të konkretizojë produktin e saj, që është dokumenti strategjik për reformën zgjedhore, në amendamente në të gjitha ligjet dhe ndërhyrjet e nevojshme në këto ligje, pra propozimin e plotë për refomën zgjedhore, ndërkohë që, nga ana tjetër, kemi patur refuzim të dialogut, kushtëzim të dialogut dhe sabotim të reformës zgjedhore.

Ky është një film i parë dhe i stërparë. Qeveria vepron në kundërshtim me interesin e shqiptarëve dhe, pastaj, përpiqet t’ia hedhë fajin opozitës. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Për opozitën propozimet do të jenë gati jo më vonë sesa fillimi i dhjetorit.

Për opozitën dhe për shqiptarët nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet kushtetuese vendore në të njëjtën ditë si rrugëdalja e vetme nga kriza.

Nuk i mungon Shqipërisë dhe shqiptarëve asgjë krahasuar me Maqedoninë e Veriut, e cila u viktimizua për shkak të dështimit të Edi Ramës me negociatat dhe, prapë se prapë, lidershipi politik atje mori përgjegjësitë që i takojnë. Vendi shkon drejt zgjedhjeve parlamentare me një qeveri kujdestare për të garantiar votën dhe për të garantisr një proces normal politik.

Ndaj edhe ne, do të vazhdojmë të insistojmë në këtë kërkesë të pandryshueshme të opozitës dhe do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitë, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve shqiptarë, të cilët janë në shumicë numerike për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për zgjidhjen e kësaj krize, që po shkatërron ekonominë e vendit, po shkatërron shpresën e shqiptarëve për të marrë, së bashku, të gjithë hapat e nevojshëm, që i takojnë një shoqërie të civilizuar, nëse përballet me një qeveri autokrate, të paligjshme, që pengon shprehjen e vullnetit të popullit, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ju faleminderit!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY