Rusia sjell ambasador në Tiranë drejtorin e Informacionit në Ministrinë e Jashtme

Rusia sjell ambasador në Tiranë drejtorin e Informacionit në Ministrinë e Jashtme

39
0
Shares

Ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë,  Mihail Yurevich Afanasjev dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti Meta më 16 Nëntor. Lajmi u bë i ditur nga ambasada përmes një postimi në facebook.

Z.Afanasiev ka punuar në Aparatin qendror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe Federatës Ruse, si edhe në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit. Në vitet 2005-2010 ka shërbyer si Ambasador i Rusisë në Etiopi. Para emërimit të tij në Shqipëri ka drejtuar një departament të rëndësishëm në Rusi.

Më herët Afanasjev ka drejtuar Departamentin për Informacionin Mbështetës në Ministrinë e Jashtme ruse. Edhe pse informacionet mbi aktivitetin dhe fushat që mbulon ky department janë të pakta, mësohet se një prej objektivave kryesor të punës është siguria e informacionit.

Afanasjev ka udhëhequr disa reforma për forcimin e sigurisë të informacionit dhe teknologjisë në Ministrinë e Jashtme ruse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY