Opozita kërkon financim të partive 100% nga shteti, Kaso: Ekspertët nuk kanë...

Opozita kërkon financim të partive 100% nga shteti, Kaso: Ekspertët nuk kanë kundërshtuar propozimin tonë

33
0
Shares

Ekspertët ndërkombëtarë nuk i kanë mbyllur dyert propozimit të opozitës së bashkuar për financim 100% nga fondet publike të partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Deklarata u bë nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, pas tryezës së organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore.

Sipas Kasos, mazhoranca nuk është shprehur as pro as kundër propozimit të opozitës për financimin 100% të fushatave zgjedhore nga buxheti i shtetit. Përfaqësuesi i PD-së tha se propozimet e opozitës shumë shpejt do të materializohen me një draft.

“Prania jonë tregon angazhimin tonë në Reformën Zgjedhore. Mazhoranca nuk ka shprehur qëndrim të qartë për propozimin tonë. Nuk e prekën çështjen e financimit dhe nuk pati ndonjë reagim negativ në lidhje me propozimin. As nga PS nuk vërejtja ndonjë mbyllje të propozimit tonë. Opozita me anë të ekspertëve të saj do të bëjë të pamundurën që propozimet e saj të detajuara të jenë në dispozicion të publikut sa më parë të jetë e mundur. Hapat e tjerë të miratimit formal nuk mund të parashikohen në këtë moment”, u shpreh Kaso.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY