Operacioni që çoi në arrestimin e ish-zyrtarëve në Durrës, kapet 32-vjeçari i...

Operacioni që çoi në arrestimin e ish-zyrtarëve në Durrës, kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

34
0
Shares

Arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Rodoni’, i cili  çoi në pranga ish-zyrtarë e zyrtarë të ish-Hipotekës dhe Kadastrës Durrës në tetor të këtij viti.

Në pranga ka rënë shtetasi A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Më herët  gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Ata akuzohen për tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë në zonën bregdetare.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkimMaterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY