Ftesa e Metës, Basha me aleatët i shkojnë sot në Presidencë

Ftesa e Metës, Basha me aleatët i shkojnë sot në Presidencë

30
0
Shares

Lulzim Basha së bashku me partitë e tjera aleate nga opozita do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit Ilir Meta në Presidencë mëngjesin e sotëm në orën 09:00 për krizën politike.

Ftesa u bë nga Ilir Meta, ndërkohë që Basha dhe aleatët e pranuan menjëherë duke u treguar gati për t’u paraqitur në Presidencë një ditë para afatit që ishte vendosur.

Para takimit të sotëm, mbrëmjen e djeshme Basha mësohet se ka zhvilluar një takim me aleatët për qëndrimin që do të mbajnë përpara Presidentit për zgjidhjen e krizës. Pas opozitës Meta ka planifikuar edhe disa takime mes të tjerash me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish- ambasadorësh.

Ndërkohë sot Presidenti dorëzon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kallzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Meta ka ngritur dy akuza ndaj Dvoranit, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

vijon..

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY