Ish-deputeti “korrigjon” kryeministrin: Turp e faqe e zezë! Vaksinat e gripit kanë qënë gjithmonë falas

Ndaje

Ishte kryeministri Edi Rama,, i cili  mëngjesin e kësaj të hëne e nisi me një apel për të shkuar dhe për të bërë vaksinën kundër grupit. Rama shkruante se vaksina është falas për grupet e rrezikuara, siç janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Por, ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar në një postim në facebook pas deklarimeve të kreut të qeverisë për vaksinën falas.

Sipas ish-deputetit, vaksina ka qënë falas gjithmonë për keto kategori njerëzish, duke evidentuar keshtu se ky eshte mashtrim qe behet per te bere bujë.

Rama sot gjeti te “krenohet” me 1 tjeter gjoja arritje te shendetsise falas; me vaksinen falas per gripin stinor. I bej me dije zotit Rama qe vaksinimi per shtresat ne risk ka qene gjithmone falas. Dielli nuk mbulohet me shoshe zoti Rama! Dhe gjendjen katastrofike ku ndodhet shendetsia sot nuk mund ta shpetoje 1 vaksine falas. Po ben 7 vjet ne ate karrige dhe akoma shet mend me arritjet qe ka gjetur! “Suksesi” i vetem jane PPP te qe po ia le ne kurriz si borxh brezave pasardhes! Turp e faqe e zeze”,-shkruan Spahia.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje