Avokati Goxhaj prej ditësh në spital pas helmimit të rëndë, flet mjeku:...

Avokati Goxhaj prej ditësh në spital pas helmimit të rëndë, flet mjeku: Kurrë nuk kam parë një virus të tillë

115
0
Shares

Prej disa ditësh është ndjerë mungesa e një prej zërave opozitarë, avokatit Altin Goxhaj. Burimet bëjnë me dije se mungesa e tij, lidhet me shëndetin, pasi avokati ka qendruar për 2 javë në spitalin e QSUT, si pasoje e nje helmimi të pashpjegueshëm.

Mjeku Ilir Allkja në një shkrim në Facebook bën me dije se ishte mjeku i parë që kontrolloi gjendjen e avokatit dhe e ka shoqëruar në urgjencën e QSUT-së “Nënë Tereza”.

Allkja shkruan se në 26 vite punë si mjek nuk ka parë rrethanë të tillë sëmundjeje.

“Une isha mjeku që e kontrollova për herë të parë në të gdhirë të datës 11 nëntor avokatin, dhe e shoqërova për në urgjencën e spitalit indektiv të QSU “Nënë Tereza”.
Isha dhe dje tek shtrati ku po vuan semundjen miku im i vjetër, dhe zëri që dridhej i babait të avokatit më ka mbet në mendje. Kurr ne 26 vite punë si mjek nuk kam parë rrethanë të tillë sëmundje !
Zoti qoftë me ty miku im i vjetër Altin Goxhaj !”- shkruan Allkja.

Ndërkohe disa ditë më parë, Goxhaj postoi vetë në rrjetet sociale duke informuar të interesuarit per gjendjen e tij.

Më vjen keq së s’ju përgjigjem por jam i dërrmuar sps MË KANË HELMU NË MËNYRË TË SOFISTIKUAR dhe çdo mbrëmje se di ns do e gdhi të nesërmen sps po përkeqësohem!
Një foto me të Madhin Avni Delvina <3 në “Shtëpinë time të re” në Spitalin Infektiv, Kati 2, Ap.12 

Ndërkohë mësohet se Goxhaj tashme do te lere Shqiperine, per te marre trajtim me te specifikuar, teksa serish informon  publikun me detajet ne postimin e fundit:

Sot është mëngjesi i parë që i kam të gjithë parametrat në rregull që nga ushqyerja e deri te nxjerrja jashtë por ende s…

Publiée par Avokati Altin Goxhaj sur Dimanche 17 novembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY