“Rezoluta e PS s’ka asnjë vlerë ligjore”, Manjani: Lexoni Kushtetutën, nuk gjendet...

“Rezoluta e PS s’ka asnjë vlerë ligjore”, Manjani: Lexoni Kushtetutën, nuk gjendet askund fjala Rezolutë

50
0
Shares

Partia Socialiste votoi dhe miratoi sot një rezolutë, e cila sipas mazhorances do t’i jepte zgjidhje ngërçit në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Por sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani parlamenti ka miratuar plot rezoluta ndër vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese.

Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare! Lexojeni Kushtetutën e Republikës dhe nuk do ta gjeni askund fjalën Rezolutë, jo më si normë me fuqi detyruese. Rezoluta parlamenti ynë ka miratuar plot në vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese.

Ajo që mbetet janë vendimet zyrtare të Parlamentit për emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy dekretet e Presidentit për të emëruar anëtarët e tjerë dhe, ceremonia zyrtare e betimit të atyre që janë emëruar. Të tjerat janë barcoleta me ose të pa noterizuara”, shkruan Manjani.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY