“Nuk bëj foto me Ronaldon”, Basha: Do ju qaj hallet, sepse në...

“Nuk bëj foto me Ronaldon”, Basha: Do ju qaj hallet, sepse në qeveri do vij me votën tuaj jo të kriminelëve

54
0
Shares

Takimi me fermerët në Ura Vajgurore ka vazhduar gjatë, teksa mes fermerëve dhe Lulzim Bashës çështjet dhe problemet janë folur hapur.

Basha risolli në vemendje 15 milionë euro të cilat subvencionoheshin nga qeveria e Partisë Demokratike për bujqësinë, ndërsa sot kryedemokrati tha se po tretet nga viti në vit. “Vjet ishin 7 milionë euro dhe 4 milionë u disbursuan dhe ato i shkuan 5 klientëve të Edi Ramës”,-theksoi Basha.

“Nëse prisni të dal në duel me Ramën të zgjidh problemet, atëherë nuk kemi arritur asgjë.
Unë nuk ju shkrij së qeshuri me batuta, as nuk bëj foto me Ronaldon. Unë punoj e përpiqem për ju. Ngrihuni shkoni dhe thjeni atj në kutinë e votimit”, tha me ironi kryedemokrati.

Më tej,  Basha vijoi me detajet konkrete nga ajo që Partia Demokratike parashikon për zgjidhjen ndaj problemeve të fermerëve.

“Zgjidhja fillon nga një qeveri që ju dëgjon, nga një kryeministër që ju dëgjon dhe kupton hallet tuaja. Është e lehtë të bësh spote e propagandë me paratë që u vjedh shqiptarëve në ekranet që financohen me paratë që u vidhen shqiptarëve. Të mos kuptosh se ccfarë po ndodh në shtëpitë e shqiptarëve, me fëmijët e tyre. Kështu sicc jam ulur sot, kështu do të vazhdojmë të jemi ulur unë dhe qeveria ime afër jush, në rradhë të parë për t’ju dëgjuar, për t’ju kuptuar dhe për t’ju ofruar zgjidhje reale dhe jo mashtrime dhe gënjeshtra dhe për të parë se si po funksionojnë këto zgjidhje, a po japin rezultat? A do ta ndryshojnë realitetin?a do ju ndihmojë që të dilni nga borxhet që të filloni të ndërtoni një ekonomi.

Ne kemi një plan që nuk e kemi shpikur por që janë modele që kanë dhënë rezultat.Me standardet që përdor Europa t’ju vendosim në të njëjtat pozita me fermerët e rajonit.

1. Ndryshimet e TVSH-së do të marrin fund. Terrori për të pajisur fermerin me NIPT do të marrë fund. Fermeri do të indentifikohet me nr personal të indentifikimit.
2. Ccdo vit do të ndajmë 100 milionë euro në buxhet vetëm për t’ju subvencionuar dhe që nuk do të kalojë nëpërmjet grumbulluesve por dretpërdrejt tek fermeri në bazë të prodhimit. Subvencionim fiks për ccdo tonelatë prodhim. Ky subvencion do të paguhet drejtpërdrejt tek fermeri pa asnjë kufizim. Nqse ccertifikohet prodhimi, do të marrësh drejtpërdrejt subvencion.
3. Në paketën tonë për arsimin e lartë do të zerohen tarifat për bachelor dhe master, bursë mbështetëse për fëmijët tuaj të cilët duan të marrin aftësi profesionale në sektorët që i shërbejnë zhvillimit rural.
4. Aksesi i prodhimeve tuaja në treg do të jetë i garantuar. Nuk do të kletë më barriera, monopole dhe trarë të fshehur që ccojnë në kalbjen e produkteve. Fermeri shqiptar nën qeverisjen time nuk do të ketë asnjë pengesë për ta ccuar prodhimin në treg dhe për ta shitur e marrë fitimin që i takon.
5. Në infrastrukturë, sicc do të rezervojmë 100 milionë euro për subvencionet, do të rezervojmë 50 milionë euro cdo vit. Ky do të jetë mkinimumi. 50 milionë euro infrastrukturës në shërbim të bujqësisë, duke filluar nga rrugët kryesore, në sera dhe ara, në vaditje, kanalizimet, mbështetja me energji elektrike, mbështetje me impiantet e përpunimit bujqësor, cdo vit 50 milionë euro infrastrukturës ndihmëse“,-u shpreh Basha.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY