VIDEO/Klevis Balliu deklaratë të fortë: Në darkë do shihni me prova kush...

VIDEO/Klevis Balliu deklaratë të fortë: Në darkë do shihni me prova kush janë hajdutët e vërtetë tek “Unaza”

72
0
Shares

Klevis Balliu ka bërë deklaratën e fortë nga  Prokuroria e Tiranës. Ish-deputeti, i njohur si zë i fortë në mbrojtje të banorëve të Astirti, ka deklaruar se  sot në mbrëmje do të faktohet me prova dhe dokumente se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri.

Sipas Balliut, Edi Rama kërkon dialog me familjarët e kriminelit ordiner Agim Kajmaku dhe nuk pranoi dialog me banorët e Unazës së Re të cilët e nxorën qeverinë për atë që është, një grup hajdutësh dhe banditësh, dhunuesish ndaj qytetarëve shqiptarë.

LIVE – Klevis Balliu deklaratë për mediat nga Prokuroria e Tiranës

LIVE – Klevis Balliu deklaratë për mediat nga Prokuroria e Tiranës

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 14 novembre 2019

DEKLARATË NGA GJYKATA E TIRANËS, KLEVIS BALLIU

Klevis Balliu: Shqetësimi im sot dhe i Partisë Demokratike është për qytetarët dhe banorët e dhunuar për të cilët do të mbahet përgjegjësi.

Gratë dhe fëmijët janë gjuajtur me gurë nga policia.

Është hedhur gaz lotsjellës brenda banesave ku janë helmuar qytetarët vetëm për t’u shembur shtëpitë.

Sot në darkë do të shihni prova dhe dokumente se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri.

Pyetje: I druheni një dënimi?

Klevis Balliu: Ata shkuan për t’i vrarë. Ne nuk po na çon ligji në gjykatë, po na çon Edi Rama.

Genc Gjokutaj, avokat: Kjo bëhet pikërisht tani kur është faza finale tek “Astiri”. Kjo është thjeshtë një formë presioni. Nuk mund të marrësh të pandehur një komunitet të tërë për grumbullim të paligjshëm. Ata janë në të drejtën e tyre, në mbrojtje të shtëpive të tyre, nuk është se po sulmojnë institucione. Kjo përplasje e policisë ishte plotësisht e evitueshme. Ky merak që keni do të shuhet shumë shpejt në Gjykatë.

Klevis Balliu: Prova nuk ka. Rama i kërkon policisë që të bëjë dialog me familjarët e Agim Kajmakut i cili është një kriminel bandit ordiner dhe të cilin e futi vetë në bashki, kurse me banorët e Unazës nuk pranoi dialog sepse e zhveshën lakuriq për atë që është vërtetë një hajdut. I dogjën vjedhjen. E demaskuan në sytë e botës dhe Europës, në sy të shqiptarëve dhe e nxorën qeverinë për atë që është, një grup hajdutësh dhe banditësh, dhunuesish ndaj qytetarëve shqiptarë.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY