VIDEO/”OSHEE betejë me motin e keq”, publikohen pamjet, shtyllat përfundojnë rrugëve

VIDEO/”OSHEE betejë me motin e keq”, publikohen pamjet, shtyllat përfundojnë rrugëve

50
0
Shares

Një situatë kaotike paraqitet nga moti i keq i ditëve të fundit, sidomos në jug. OSHEE ka informuar lidhur me punën e ekipeve në terren për riparimin e defekteve shkaktuar nga situata e keqe e kushteve meterologjike.

Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike dëmtuan rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.

Fotot dhe video paraqesin pasojat e dëmeve, konkretisht në Nartë, rrëzuar shtylla, në Himarë është stakuar fideri 1, në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë, Qeparoi dhe Kudhës janë pa drita pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos, në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë kemi probleme në kabinën “Resulaj”, gjithashtu fshatrat Bolene dhe Vranisht.

Aktualisht brigadat e avarive OSHEE Vlorë pasi morën masat tekniko-organizative janë shpërndarë në zonat e prekura, ku në disa akse është duke u punuar, në kushte aspak të favorshme moti”, thuhet në njoftimin e OSHEE, teksa ka publikuar dhe pamjet.

#Dhërmi

Publiée par OSHEE sur Mercredi 13 novembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY