Mediat kosovare: Albin Kurti i beson Ministrinë e Jashtme Ditmir Bushatit

Mediat kosovare: Albin Kurti i beson Ministrinë e Jashtme Ditmir Bushatit

65
0
Shares

Përveç publicistit Veton Surroi, për ministër të Jashtëm të Kosovës të një qeverie të mundshme LDK-Vetëvendosje po përmendet edhe ish-kryediplomati Ditmir Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, që ka qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës po spekulohet se është një nga emrat në radarin e Vetëvendosjes dhe LDK’së për ta emëruar në krye të diplomacisë.

Bushati në Qeverinë e Edi Ramës është zëvendësuar me kosovarin Gent Cakaj, ndërsa Gazeta Express merr vesh që koalicioni i ardhshëm qeverisës planifikon që ta marrë ish-kryediplomatin në Kosovë.

Bushati në një intervistë të dhënë javë më parë, ka zbuluar shumë detaje rreth idesë së ndryshimit të kufijve, për të cilën ai ka dalë gjithmonë kundër. Madje ai tha se në tavolinën e tij i është zbuluar harta se si po planifikohej ndarja e Kosovës.

Derisa kryeministri i Shqipërisë po e mbronte presidentin Hashim Thaçi që po promovonte idenë e ndryshimit të kufijve, supozohej se deklaratat e Bushatit për këtë temë ishin arsyeja e shkarkimit të tij nga pozita e ministrit të jashtëm të Shqipërisë. Tash, Bushati, siç i kanë thënë burimet Gazetës Express, është një nga emrat e mundshëm që Kurti e LDK’ja do ia ofrojnë udhëheqjen e diplomacisë kosovare.

Për pozitën e ministrit të Jashtëm në Kosovë se fundmi është përmendur edhe publicisti Veton Surroi, i cili gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit, ka dalë në përkrahje të partive opozitare, LDK’së e VV’së.

Ndërkaq kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, të enjten në emisionin Pressing ka lënë të kuptojë se nuk e dëshiron pozitën e kryediplomates, për çka është përmendur shumë herë.

‘’Nuk e kam marrë këtë vendim. S’mundem me kundërshtu njëherë. Ata në disa intervista kanë insitu dhe për ministre të jashtme. Nuk kanë lënë pozitë pa përmend. Pavarësisht kësaj, më duhet me mendu si mund të ndihmoj vendin tim në radhë të parë, pastaj koalicionit dhe përfaqësimit sa më të mirë të LDK’së’’, ka thënë Osmani.

Burimi: Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY