KLP interviston sot kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, si do të bëhet...

KLP interviston sot kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, si do të bëhet vlerësimi

51
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të intervistojë sot kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Në garë janë Prokurorja e përkohshme që ka dy vite në detyrë Arta Marku, Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, të cilët janë zyrtarisht nga KLP si kandidatë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Një ditë më parë Këshilli miratoi metodologjinë që do të përdorin anëtarët për të pikëzuar kandidatët. Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi tha se rëndësi në vlerësimin e kandidatëve do ti jepet integritetit dhe aftësive menaxhuese. Gjithashtu, KLP do të vlerësojë kandidatët me pikë edhe për titujt akademikë, studimet dhe trajnimet afatgjata jashtë vendit dhe zotërimin e gjuhëve të huaja.

“Për aftësitë profesionale ka një marzh vlerësimi nga ana e këshillit që është nga 1 deri në 20 pikë. Këtu anëtarët e këshillit orientohen që të shohin të kaluarën se çfarë eksperiencash pune kanë pasur kandidatët. Nëse ata në këto eksperienca pune kanë pasur rastin të administrojnë institucione, kanë pasur rastin të përfaqësojnë çështje në gjykatë”, tha kreu i KLP.

Ndryshe nga procedura e ndjekur me kandidatët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, intervistat e tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, do të transmetohen live me regji qendrore nga RTSH.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY