33 ndërtesa në Astir bëhen rrafsh me tokën, 12 orë vetëm përleshje...

33 ndërtesa në Astir bëhen rrafsh me tokën, 12 orë vetëm përleshje e përplasje me gaz e molotov

57
0
Shares

Shpallja e fituesit për lotin e parë të projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe nga aksi “Pallati me shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja”, çliroi nga pengesat ligjore IKMT-në për të vijuar punën me prishjen e ndërtesave.

Plot 33 ndërtesa, nga një deri në katër kate u rrafshuan. Ky është bilanci i punës së IKMT-së. Vetëm 11 orë e gjysmë punë u desh që dhjetëra banesa të bëhen rrafsh me tokën. I gjithë aksioni që u mbyll në orën 18:00, u shoqërua me përplasje të dhunshme e arrestime.

Banorë e qytetarë kanë mbetur të lënduar nga përplasja e dhunshme midis dy palëve. Spitali i Traumës, i cili ka dhënë ndihmën e parë, flet për 12 persona, midis të cilëve tetë qytetarë dhe pesë punonjës Policie, të stacionuar që prej orëve të hershme të mëngjesit të së martës.

Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë Policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit.Isuf Gjata, Artur Muja, Gentjan Alla, Çerçiz Jaçe, Adelina Shehu, Dhurata Shehu dhe Lindita Protoduari janë shtatë emrat e banorëve që mësohet të kenë pësuar fraktura, ndërsa dyshohet se ka dhe te tjere. Nga denoncimet e opozites ka banore te cilet kane pesuar thyerje kockash dhe kembesh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY