Macron ul bashkë Thacin me Vuçiç, në fillim kishte konsultime

Macron ul bashkë Thacin me Vuçiç, në fillim kishte konsultime

36
0
Shares

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë biseduar sot në Paris, në një takim të organizuar nga Presideti i Francës Emannuel Macron. Takimi u zhvillua në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris, në shënimin e 101-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërorë. Njoftimin për takimin e bëri Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se ai i ka njoftuar palët në këtë takim se “Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë”.

“Presidenti Thaçi ka konfirmuar në këtë takim se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Takimi pas konsultimeve

Një ditë më parë, Thaçi e Vuçiq janë takuar ndarazi me Presidentin e Francës Emannuel Macron. Thaçi pas këtij takimi ka njoftuar se “me Macronin është diskutuar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbinë”. Presidenti francez po përpiqet të organizojë një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Paris, si vazhdimësi e Samitit të Berlinit, që ishte nismë e përbashkët e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Dialogu Kosovë-Serbi ëshë ndërprerë pas vendosjes nga qeveria e Kosovës të taksës 100% ndaj produkteve serbe, para një viti. Taksa është vendosur në shenjë pakënaqësie ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë kundër njohjeve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksnadar Vuçiq ka deklaruar se pret vazhdimin e dialogut, pas zgjedhjes së qeverisë së re në Kosovë, në fillim të vitit të ardhshëm. Në Kosovë po vazhdojnë negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demkratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm. Por ndërkohë autoritetet e Kosovës kanë vendosur për përsëritjen e numërimit të shumë kutive me vota, që mund të ndryshojë edhe rezultatin përfundimtar. Pa përfundimin e këtyre procedurave, nuk mund të bëhet çertifikimi i mandateve, pa të cilin nuk mund të ketë as koalicion dhe qeveri të re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY