EMRI/Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika bashkëpunëtori i pilotit italian

EMRI/Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika bashkëpunëtori i pilotit italian

78
0
Shares

Është ekstraduar nga Belgjika Kristjan Demçe, në lidhje me avionin që më 10 prill të 2014 u rrëzua në plazhin e Divjakës me 300 kg kanabis.

Sipas njoftimit zyrtar, 43-vjeçari banues në Lushnje ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Kristjan Demçen me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

“Autoritetet policore belge pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. D., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana,”-njofton policia.

Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian Giorgio Riformato.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY