Basha prezanton planin e PD-së: Biznesi i vogël do të nxirret nga...

Basha prezanton planin e PD-së: Biznesi i vogël do të nxirret nga sistemi i TVSH

46
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi vizionin e Partisë Demokratike, me të ardhur në krye të qeverisjes.

Teksa ka realizuar sot një takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrës, në kuadër të programit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha u shpreh se sektori i biznesit në Shqipëri, është në luftë për mbijetesë.

Bizneset ankohen për efektet e emigracionit, ndërsa theksojnë se shkolla nuk garanton njerëz të kualifikuar dhe kjo sjell pasoja në cilësinë e turizmit.

Nga ana tjetër, Basha u siguroi se bizneset duan reformë tek investimi tek njerëzit e qeverisjes duke u shprehur se ne kete vend duhet të kthehet meritokracia.

Basha: Ne duhet të largojmë sistemin feudal ku sukses ka ai që njeh dikë. Kemi ekonomi të kontrolluar dhe gjithë pasuria kontrollohet nga një grup kalçeto. Nëes do të bësh punë dhe të ecësh para duhet të shkosh te kalçeto e Edi Ramës. Ne nuk kemi ndërmend të zëvëndësojmë kalçeton e Ramës me një kalçeto tjetër. Ti japim fund ekonomisë së patronazhit. E kanë ndarë ekonomonë në dhjetë pjesë dhe kontrollohen nga 10 padronë
Ne jemi për taksën e sheshtë sepse i jep fund formalizimit.Moratorium 6 mujor dhe të gjitha inspktoriatet do të shkrihen dhe më pas do të rishikohen mbi baza europiane që të mos jenë terror i biznesit.

15 përqindëshi mbi pronën është taksa e akullit, ngrirjes së ekonomisë që nuk e lejon të ecë para. 3 përqind do jetë taksa e transferimit të pronës. Çmimi i karburanteve, pavarësisht bursës do të jetë 240 lek më i ulët dhe sa i përket çmimot të energjisë do të jetë në nivelin më të ultë se gjithë vendet e rajonit.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY