Ambulanca përplas rëndë të moshuarën, prangoset shoferi

Ambulanca përplas rëndë të moshuarën, prangoset shoferi

75
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 62 vjeçar ka përplasur një të moshuar.

Mësohet se 62-vjeçari me iniciale Ll.P aksidentoi me auto-ambulancë 77-vjeçaren me iniciale K.P, e cila ishte këmbësore në rrugë. Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë 77 vjeçarja është nisur me urgjencë për në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:
Pogradec
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY