Spiropali e vendosur: Na duhet një mandat i tretë me Ramën kryeministër,...

Spiropali e vendosur: Na duhet një mandat i tretë me Ramën kryeministër, kthimi mbrapa do ishte fatal

74
0
Shares

Elisa Spiropali në emër të PS, prezantoi sot në Tiranë nën moton “Ti Zgjedh” kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e kësa partie.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin,  deklaroi ndër të tjera, plot me devotshmëri se PS i duhet një mandat i tretë në zgjedhjet e 2021, me Edi Ramën kryeministër, pasi sipas saj, kthimi mbrapa do të ishte fatal për Shqipërinë.

Më tej, në fjalën e saj, ministrja u shpreh se PS zgjodhi rrugën e përballjes me të vërtetën, rrugën e transformimit. Sipas saj, Rilindja Urbane ka transformuar disa qytete, ku tashmë Tirana është qyteti më i mirë në rajon.

Më 30 qershor ne nuk votuam vetëm për të zgjedhur kryebashkiakët, se ato do t’i zgjidhim edhe me PD përballë, por ne votuam për të thënë se Shqipëria është shtet dhe askush nuk mund ta marrë peng. Asnjë forcë e errët nuk mund të marrë peng procesin demokratik dhe të hedhë në erë të ardhmen, ndaj ndërkombëtarët na mbështetën. Është kjo arsyeja pse prej shtatorit ne kemi nisur procesin e jashtëzakonshëm të riorganizimit të PS në çdo qelizë”, u shpreh ajo.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/894143280987089/?t=223

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY