Nga Tirana në Britani me dokumente italiane false, zbulohet linja e trafikut...

Nga Tirana në Britani me dokumente italiane false, zbulohet linja e trafikut të klandestinëve

74
0
Shares

Eshtë zbuluar linja  e trafikut të klandestinëve nga Tirana drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes dokumenteve italiane të dyshuara si të falsifikuar.

Sipas policisë, tre persona janë ndaluar në aeroportin e Rinasit pas dyshimeve të krijuara gjatë përpunimit të dokumentacionit.

Të ndaluarit në kuadër të operacionit “Destinacioni Final” janë E. B., 33 vjeç, dhe  E. Xh.,  25 vjeç,  të dy banues ne Tepelene, si dhe   K. X., 19 vjeç, banues ne Tirane.

Pas shkëmbimit të informacionit me Seksionin për Hetimin e  Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, tre të ndaluarit, dy nga Tirana dhe një nga Tepelena, kaluan për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë ku iu sekuestruan 3  karta identiteti dhe 3  karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

“Nga hetimet e kryera nga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë pasi kishin siguruar paraprakisht dokumenta të falsifikuara italiane me gjeneralitete të shtetasve të tjerë (italianë) kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Milanos me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar” informon policia e Tiranes.

Vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve që kanë pajisur këta shtetas më dokumenta të falsifikuara dhe që do ti ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY