“Rrugëtimi për Shqipërinë” vazhdon, Basha: Sot do të na bashkohen anëtarë të...

“Rrugëtimi për Shqipërinë” vazhdon, Basha: Sot do të na bashkohen anëtarë të rinj

46
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takohet sot pasdite me qytetarët e Krujës.

Në veçanti, në fokus të bashkëbisedimit do të jenë të rinjtë. Basha ka njoftuar në rrjetet sociale se “Rrugëtimit për Shqipërinë” do t’i bashkohen anëtarë të rinj, nga Kruja.

“Rrugëtimit për Shqipërinë” do t’i bashkohen sot anëtarë të rinj. Ju ftoj të më ndiqni sot në orën 17:00 nga Kruja”,-shkruan Basha.

Me këtë takim, Basha përmbyll javën e parë të Rrugëtimit për Shqipërinë gjatë së cilës ka përshkruar  5 qytete: Elbasanin, Korçën, Shkodrën, Vlorën dhe Krujën.

Basha ka një plan për të mbështetur rininë nëpërmjet arsimit sepse asnjë i ri nuk duhet të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike, siç ka deklaruar me heret lideri i djathtë.

Sipas Bashës, pjesë e këtij plani është dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë dhe fokusimi te teknologjia e informacionit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY