“Në SHBA përkujtohen viktimat e komunizmit”, Ish-deputeti e krahason me Shqipërinë: Këtu...

“Në SHBA përkujtohen viktimat e komunizmit”, Ish-deputeti e krahason me Shqipërinë: Këtu glorifikohen figurat gjakatare

60
0
Shares

Duke marrë shkas nga veprimi i fundit me Bashkinë e Tiranës me vendosjen e fotove të personazheve nga historia e luftërave në vendin tonë, ka ardhur një reagim nga ish-deputeti Bardh Spahia.

Ai e krahason kete veprim me SHBA-në, ku thotë se aty perkujtohen viktimat e rënë nga komunizmi,ndersa ne Shqipëri ai i quan glorifikim të figurave gjakatare.

POSTIMI I PLOTE

Ndodh në SH.B.A.
Departamenti Amerikan i Shtetit: “Sot në Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, ne kujtojmë ata miliona njerëz që humbën jetën nën rregjimet shtypëse komuniste. Ne gjendemi pranë atyre që vazhdojnë të vuajnë në perpjekjet e tyre për liri që duhet ta gëzojnë të gjithë”.

Po në Shqipëri? Në Shqipëri pinjollët e diktaturës komuniste me paturpësinë më të madhe e në mënyrë kriminale glorifikojnë në mes të kryeqytetit tonë figura gjakatare te rregjimit më të egër komunist. Jo vetëm nuk kujtohen e nderohen vuajtjet e viktimave të komunizmit, siç ndodh në SH.B.A. por përdhoset e nëpërkëmbet qëllimisht kujtimi i tyre dhe kontributi i jashtëzakonshëm që ata individë të nderuar, dinjitozë e guximtarë dhanë për atdheun tonë.

Le ti kujtojmë sot e përjetë e të frymëzohemi nga qendresa dhe sakrifica e tyre sublime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY