“Më kërkuan të mësoja arabisht”, zbardhet dëshmia e Alvinit, në kamp i...

“Më kërkuan të mësoja arabisht”, zbardhet dëshmia e Alvinit, në kamp i kishin ndryshuar dhe emrin

70
0
Shares

Alvin Berisha, ka dhënë sot për mediat italiane, pasi ka mbërritur në familjen e tij në Itali dëshminë e parë teksa ka treguar se i kërkonin të mesonte arabishten dhe e mësonin të bënte luftë.

Dëshmia e Alvinit është zbardhur nga media italiane “La Stampa”, e cila ndër të tjera shkruan se 11-vjeçari e ka harruar plotësisht italishten, pasi për pesë vite në Siri e ka pasur të ndaluar ta flasë.

Alvini sot nuk e kujton fare italishten. Ai e kishte të ndaluar ta fshitë atë, ndërsa ishte duke u stërvitur për të luftuar për ISIS. Edhe emri i tij ishte ndryshuar: militantët xhihadistë e quanin Jusuf. Alvini ka kujtuar vetëm pak shqip, teksa iu ka thënë shpëtimtarëve që u shoqëruan për në Damask dhe më pas në Bejrut, Liban ‘Më ka marrë malli shumë për babanë’”, shkruan “La Stampa”.

Vogëlushi shqiptar u shpëtua nga  “Al Hol”, në Siri, teksa mëngjesin e sotëm arriti të bashkohej me babanë dhe motrat e tij. Ai ishte çuar pesë vite më parë në Siri, nga nëna e tij, pasi kjo e fundit ishte bërë luftëtare e ISIS, por që u vra në një sulm të armatosur.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY