“Kush ua jep të drejtën t’i vonojnë?”, PD denoncon nga Shkodra: Mësuesit...

“Kush ua jep të drejtën t’i vonojnë?”, PD denoncon nga Shkodra: Mësuesit nuk kanë marrë ende pagat e tetorit

61
0
Shares

Partia Demokratike dega Shkodër ka akuzuar sot Zyrën Vendore Arsimore për vonesën e pagave të mësuesve të Shkodrës. Në një deklaratë për mediat, PD thotë se vazhdon dhunimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve të Shkodrës dhe se 1200 familje varen nga kjo pagë.

Me herët ka patur dhe denoncime të mësuesve anonim në faqen e ish-kryeministrit Berisha, të cilët shpreheshin se e njejta situatë po ndodh dhe me zyrën arsimore në Tiranë.

DEKLARATA E PD

Vazhdon dhunimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve të Shkodrës.
Sot, data 8 nëntor, mësuesit e qytetit të Shkodrës akoma nuk kanë marrë pagat e tyre, shpërblimin për mundin e tyre gjatë muajit tetor.

E gjithë Shqipëria këtë detyrim ndaj mësuesve e ka ekzekutuar që me datën 5 nëntor, ndërsa në Shkodër veprohet me standardin e ‘dëshirave’ të Zyrës Vendore Arsimore. Nuk është ZVA Shkodër ajo që përcakton datën e dhënies së pagave, pasi kjo përcaktohet qartë për të gjithë mësuesit në Republikën e Shqipërisë.

Kush jua jep ju të drejtën që t’ju vononi pagat mbi 1200 familjeve që gjithçka e kanë të varur nga ajo pagë që edhe kaq sa është, është qesharake ?! Sa bursa studentësh varen nga kjo pagë, a e dini?! Sa kredi bankash apo pagesa të tjera varen nga kjo pagë, ndërsa ju me papërgjegjëshmërinë totale që ju karakterizon as që doni t’ia dini.

Të jeni të bindur se asgjë nuk do t’i shpëtojë nga përgjegjësia një ditë shkaktarët e kësaj maskarade të radhës së “celulës” rilindase në ZVA Shkodër!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY