VIDEO/Lirimi i Alvinit, mediat italiane: Operacioni nga një skuadër speciale e ROS...

VIDEO/Lirimi i Alvinit, mediat italiane: Operacioni nga një skuadër speciale e ROS të Milanos, autoritetet shqiptare vetëm u informuan

61
0
Shares

U trumpetua fort nga ana e kryeministrit Edi Rama, se lirimi i Alvinit erdhi pas nderhyrjes së qeverisë shqiptare. Por janë mediat italiane, të cilat në detajet që japin nga operacioni japin më shumë atribute ndaj autoriteteve italiane, sesa ato shqiptare.

Pas Republicca, kemi dhe Corriere della Sera, e cila shkruan se operacioni ishte ideuar dhe zhvilluar nga forcat speciale italiane, ndërsa autoritetet shqiptare vetëm u njoftuan sesi do të vijonte.

“Operacioni është ideuar dhe zhvilluar në terren nga një skuadër speciale e ROS të Milanos. Alvin Berisha, pas pak ditësh do të dëgjohet në një seancë speciale të mbyllur, për të parë nëse do të ofrojë ndonjë informacion në lidhje me aktivitetin e terroristëve në Siri dhe vdekjen e nënës së tij.

Edhe pse Alvini është qytetar shqiptar, gjithçka është planifikuar dhe zhvilluar nga autoritetet italiane për arsyen se, ai është rrëmbyer nga nëna e tij në terroritorin italian, duke përfshirë edhe faktin se ai është lindur dhe rritur po në Itali.

Për të gjitha fazat e këtij operacioni të fshehtë të tërheqjes së Alvin Berishës, mësohet se drejtuesit italian kanë mbajtur të informuar kryeministrin e tyre, Giusepre Konte dhe autoritetet shqiptare’, shkruan ndër të tjera gazeta e njohur italiane, Corriere Della Sera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY