Koncesionet, kontratat me vlere me te larte se jane firmosur!

Koncesionet, kontratat me vlere me te larte se jane firmosur!

50
0
Shares

Nga Jorida Tabaku

Koncesionet sot kanë arritur në 35.6% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe kanw dalw jashtw kontrolli. dua të korigjoj për shifrën që u citua. Fatkeqësia është që së pari këto kontrata që po nënshkruhen, asnjëra prej tyre nuk është në vlerën reale të nënshkrimit të kontratës. Kontrata e inceneratorëve të Tiranës e nënshkruar për 178 milion euro thuhet që është me risk minimal dhe gjatë zbatimit koncensionari ka të drejtën ta shtojë dhe ka shkuar në 296 milion euro. Ky është rreziku i të gjithë kontratave koncensionare. janë me pronarë të panjohur. Me firma të regjistruara në OFF-SHORE, janë biznese që janë hapur brenda ditës dhe që kanë fituar tenderin në një fushë të të cilën nuk kanë operuar kurrë dhe nuk kanë eksperiencë. Janë qartësisht me lidhje politike siç e kemi treguar, Komisioni Evropian pati një raport për koncensionet, për tenderat ku thoshte se 1 në 3 jepen pa garë. Të gjitha në fakt, koncensionet janë dhënë pa garë. Të 7 (shtatë) projektet e programit 1 (një) milliard janë dhënë të gjitha pa garë, pe persona siç i kemi denoncuar që janë qartësisht të Partisë Socialiste.

Nje tabelë koncensionesh që nisi në vitin 2014, me 80 milionë euro dhe sot ka shkuar në 120 milionë euro vjetore, dhe që gjasat janë që do të rritet nga vitit në vit sepse çdo vit përfshihen koncensione të reja. Rreziku është sepse nuk po koncensionojmë më burime siç është normale të bëjë çdo vend, siç është bërë deri dje, në fund të ditës fjala koncension nuk ka pse të jetë fjalë e keqe sepse lejon që të zhvillosh një sektor që nuk e zhvillon dot publikja. Por, po japim shërbime që i bën më mirë publiku, po japim shëndetësinë, po japim djegien e mbetjeve, po japim ujin. Po japim shërbime që duhet të jenë shërbime bazë.

Për shqiptarët, siç e thoshte edhe raporti i fundit i Kontrollit të Lartë i Shtetit, vetëm fatura e fshehur e këtyre, e pa llogaritur (e fshehura) është 200 euro shtesë në borxh, ndërkohë që në total i gjithë borxhi i akomuluar shkon në 3500 euro shtesë për çdo shqiptar. Duke përfshirë dhe koncencionet, borxhi sot shkon sot në 81% sepse asnjë prej kontratave koncensionare nuk po llogaritet sot si detyrim, megjithëse po i nënkshkruan, shteti po i lë atje në cep dhe nuk po i llogarit si detyrim.

FMN ka ulëritur, e ka thënë fort, ka ngritur shqetësimin që këto kontrata koncensionare që po jepen pa garë, janë rreziku më i madh për ekonominë. Janë 1 (një) buxhet jashtë buxhetit.

Këtu po diskutojmë për shifra alarmante, në fakt po diskutojmë shifra që janë jashtë konceptit të njerëzve që janë për mbijtesë, janë jashtë konceptit të atyre që jetojnë me pagë minimale (200 mijë lekë).

Unë e kuptoj shumë mirë se po flasim për qindra-miliona euro por ky është realiteti. Ky është realiteti sepse në qoftë se këto persona, këta kriminelë që u futën në politikë, u përdorën për vota, sot po u jepen tendera, po u jepen koncensione. Personave me lidhje politike me Partinë Socialiste po u jepen tendera dhe koncensione që të marrin pushtetin , që të mbajnë pushtetin dhe që t’i zgjasin vetes pushtetin.

Ndaj krimi me politikën po ndërhyjnë sot në ekonomi, që paraja e zezë sot për herë të parë në Shqipëri, ashtu siç e thonë të gjithë raportet , nga MONEYVAL duke vazhduar më raportin e DASH, paraja e zezë që vjen nga krimi, që po futet në koncensione, që është futur në ndërtim, që është futur në turizëm, është një rrezik akoma më I madh se këto kontrata të fshehura.

Po diskutojmë për koncensionet sepse shifrat janë alarmante dhe vërtetë janë të frikshme. Shqetësimi që kanë të gjithë shqiptarët 6 vitet e fundit sigurisht që lidhet me ekonominë dhe zgjedhjet që ka bërë kjo qeveri. Buxheti i këtij viti është amatorizëm, është mungesë vizioni, por të jenë kaq arrogantë në zgjedhjet që bëjnë… I gjithë buxheti dhe e gjithë paketa fiskale, nuk jep absolutisht asnjë përgjigje, është totalisht e ndarë nga problemet që kanë njerëzit, nga ajo që përjetojnë njerëzit dhe nga situate ekonomike. Nuk jep asnjë fije shpresë për biznesin, për investime të huaja. E gjithë politika fiskale e kësaj qeverie është në ndihmë të një grupi të vogël biznesesh ose për ligjin e fiskalizimit (një koncension tjetër që e kanë lancuar vitin e fundit për 16 milionë euro). Kjo në fakt përmbledh të gjithë filozofinë e qeverisjes së tyre. Ligje klienteliste, që targetojnë një grup shumë të vogël njerëzish, që kanë rritur taksat për 97% të shqiptarëve, që kanë rritur shpenzimet në mënyrë katastrofike pa u ofruar në këmbim asgjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY