EMRI/Shkarkohet prokurori i Krimeve të Rënda, dyshimet për lidhje me një person...

EMRI/Shkarkohet prokurori i Krimeve të Rënda, dyshimet për lidhje me një person të dënuar në Greqi

96
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kullurin.  Trupi gjykues përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshimet rreth një kontakti të papërshtatshëm me një person të dënuar në Greqi për kultivim narkotikësh dhe po ashtu të gjykuar në Shqipëri për tentativë vrasje.

Kulluri, i cili ka filluar karrierën e prokurorit në Vlorë në vitin 1999, kundërshtoi gjetjet e KPK-së.

Kullurit po ashtu iu vu në dukje se dyshohej që kishte bërë deklarim fiktiv të një dyqani në Orikum, për të përfituar një vlerë më të lartë dëmshpërblimi prej shpronësimit.

Kulluri u emërua fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2008, Kulluri u emërua drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2013. Me dekret të Presidentit të Republikës, ai është rikthyer sërish si prokuror i Krimeve të Rënda, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY