VIDEO/”Me agjentë dhe hetues të posaçëm”, Ambasada Amerikane tregon si i zbulon...

VIDEO/”Me agjentë dhe hetues të posaçëm”, Ambasada Amerikane tregon si i zbulon shqiptarët që mashtrojnë

50
0
Shares

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vijon ende të vejë theksin mbi angazhimin e saj  për luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Me një video të shpërndarë në faqen zyrtare, ambasada e SHBA në Tiranë, pohon faktin se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të gjurmojë falsifikatorët e dokumenteve me hetues të posaçëm, ndërsa premton se lufta ndaj korrupsionit do jetë prioriteti kryesor i SHBA jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë botën.

Postimi i ambasadës:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/1659008470891118/?t=0

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY