“ Te shkaterrojme modelin, mos te shkaterrojme Shqiperine”

“ Te shkaterrojme modelin, mos te shkaterrojme Shqiperine”

46
0
Shares

Gjate nje bisede në emisionin “Perballje” në TVSh me gazetarin Lutfi Dervishi, Kryetari i PD, Lulzim Basha beri nje analize te situates politike ne vend.

”Duhet të shkatërrojmë modelin që ka kapur demokracinë kundër interesit publik”, tha Basha.

Pyetje: Opozita ofron shpresë, ofron premtime, bën paralajmërime, denoncime, akuza. Çështja është tek zgjidhjet, cila është nyja gordiane që do të prisni?

Basha: Modeli. Sot Shqipëria nuk ka një model europian të qeverisjes. Sot Shqipëria ka një model kriminal të qeverisjes. Këtu nuk ecën përpara as virtyti, as vlera, as talenti, as aftësia. Këtu ecin përpara kriminelët, hajdutët, arrogantët, servilët. Dhe kjo jo vetëm në politikë, për fat të keq politika e mbulon, e përcjell shembullin në çdo fushë të jetës.

E njëjta gjë po na ndodh me ekonominë, e njëjta gjë po na ndodh me arsimin. Dhe kjo është arsyeja përse më të mirët që po na ikin. Ky është paradoksi, ata për të cilët kemi më shumë nevojë janë të parët që po ikin edhe kur ndodhen le të themi në krye të benefiteve ekonomike. Pra, nuk janë më të varfrit që po ikin, janë inxhinierët, janë mjekët, janë ekonomistët, janë sipërmarrësit, është rinia. Pse?! Sepse ky është një model i cili po e çon vendin drejt shkatërrimit.

Nuk duhet të shkatërrohet Shqipëria, duhet të shkatërrojmë këtë model. Dhe mënyra e vetme për të shkatërruar këtë model është t’i rikthejmë sovranitetin qytetarëve. Ky model është ndërtuar mbi kapjen e demokracisë, mbi kapjen e institucioneve dhe kthimin e tyre në institucione, në vegla ekskluzive ndaj një grushti njerëzish. Ky grusht njerëzish nuk përfaqëson asnjë interes publik. Madje është luks i tepërt po të thoja që janë socialistë.

Këta janë shushunja të cilët janë nga mëngjesi deri në darkë, 365 ditë në vit me llogari: Sa do të nxjerrin nga Porti i Durrësit? Sa do të nxjerrin nga Porti i Vlorës? Sa do të nxjerrin nga Porti i Shëngjinit? Sa do të nxjerrin nga Doganat? Sa do të nxjerrin nga Tatimet? Sa do të nxjerrimn nga trafiku i drogës? Sa do të nxjerrin nga PPP-të? Sa nga inceneratorët? Sa nga koncesionet e tjera? Për ta Shqipëria është një lopë që milet.

Ata nuk kanë asnjë interes në zhvillimin e vendit. Janë ata dhe kryeministri që përbëjnë pengesën më të madhe kryesore dhe reale për përparimin e Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY