Kapet motra e Al-Bagdadit, forcat turke: Do të na ndihmojë të mësojmë...

Kapet motra e Al-Bagdadit, forcat turke: Do të na ndihmojë të mësojmë për punën e brendshme të ISIS

64
0
Shares

Turqia pretendon se ka kapur motrën më e madhe të liderit të ISIS-it të vrarë nga amerikanët, Abu Bakr al Bagdadi.

The Guardian shkruan se gruaja 65-vjeçare, e njohur me emrin Rasmiya Awad, për autoritetet turke është “një minierë ari për inteligjencën” për shkak të informacioneve të shumta që ajo ka për ISIS.

Shpresojmë të mbledhim informacione nga motra e Bagdadiut për punën e brendshme të Isis,” tha zyrtari i forcave.

Ndërkohë ofensiva e ushtrisë turke kundër ISIS vazhdon. Dje ushtria e Ankarasë kapi 287 terroristë të ISIS, të cilët ikën nga burgu Ras al Ayn Sirian, pothuajse të gjithë të huaj.

Këtë e zbuloi zv.ministri i Brendshëm, Ismail Catakli: Ne kemi arrestuar 242 të huaj nga 19 kombësi të ndryshme dhe 45 terroristë turq. ‘Të huajt janë në zonën e sigurt, nën kontrollin tonë në Siri. Vendet e origjinës janë informuar tashmë, “tha zv.ministri.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY