Zbardhen vjedhjet e dhunshme në Tiranë, pranga hajdutëve të varëseve të floririt

Zbardhen vjedhjet e dhunshme në Tiranë, pranga hajdutëve të varëseve të floririt

28
0
Shares

Policia ka zhvilluar një operacion për kapjen e autorëve të vjedhjeve me dhunë të varëseve të floririt. Burime zyrtare sqarojnë se zbardhen 3 raste të vjedhjeve me dhunë të bizhuterive.

Vihet në pranga njëri prej autorëve, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë në kuadër të operacionit policor të koduar “Cooperation”, arrestuan shtetasin:

– R. S., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në Durrës edhe ky i dënuar më parë për “Vjedhje”,-informon policia.

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Yrshek i kanë marrë forcërisht nga qafa varësen e floririt shtetases M. L. Po këta shtetas në vendin e quajtur Pezë-Helmez, i kanë marrë me dhunë varësen e floritit nga qafa shtetases F. R.

Në vijim të hetimeve rezultoi se shtetasi A. G., më datë 4 tetor i kishte marrë me dhunë një shtetasi varësen nga qafa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjeve me anë të provave të sekuestruara dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY