FOTO/Pamjet e pavijonit ku ndodhet prokurori Ndoja, ruhet me dy policë, kush...

FOTO/Pamjet e pavijonit ku ndodhet prokurori Ndoja, ruhet me dy policë, kush e vizitoi sot

81
0
Shares

Prokurori Arjan Ndoja, ndodhet në spitalin e Durrësit pas atentatit të një dite më parë dhe paraditen e kësaj të shtune ka lënë ambientet e reanimacionit për tu zhvendosur në repartin e ortopedisë.

DurrësLajm ka publikuar pamjet nga ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, ku po mbahet prokurori. Siç duket, dhoma ku po mbahet Ndoja mbahet nën mbikqyrje të rreptë policore.

Ndërkohë mësohet se Ndoja që është vizituar edhe nga familjarët, të afërmit dhe kolegët.

Sipas mjekëve ai është plagosur nga dy plumba që e kanë prekur shkarazi. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut dhe e stabilizuar. Më rëndë, me një operacion shumë të vështirë është miku i tij Aleksandër Laho i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje shumë të vështirë në nofull, ndërsa shoferi i tij eshte ne gjendje kritike për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY