Mblidhet KQZ për Agim Kajmakun, “loja” që mund ta shpëtojë

Mblidhet KQZ për Agim Kajmakun, “loja” që mund ta shpëtojë

46
0
Shares

Ashtu si ishte njoftuar, KQZ ka nisur mbledhjen per te shqyrtuar pergjigjen e prokurorisë lidhur me dënimin e kryebashkiakun Agim Kajmaku.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, ndaj të cilit, në Greqi, në Gjykatën e Janinës ka pasur një procedim penal për përdorim dhe shpërndarje të parave të falsifikuara.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pohuan për gazetën “Panorama”, se ka vetëm një detaj që mund të “shpëtojë” Kajmakun, që është vendimi i pafajësisë. Por kjo shpresë mund t’i shuhet nëse në Prokurori dhe në KQZ nuk vjen letërporosia e organeve të drejtësisë greke për vendimin ndaj Kajmakut dhe që sqaron nëse kryebashkiaku i Vorës ka pasur dijeni ose jo në lidhje me procedurën hetimore ndaj tij. Prokuroria ka dërguar dy kërkesa për informacion deri tani, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY