LAJM I FUNDIT/Agim Kajmaku shkarkohet nga detyra si kryebashkiak i Vorës

LAJM I FUNDIT/Agim Kajmaku shkarkohet nga detyra si kryebashkiak i Vorës

59
0
Shares

KQZ ka vendosur shkarkimin e kryebashkiakut Agim Kajmaku pas denoncimeve të fundit.

Pas diskutimeve në mbledhje, ku vetë Kajmaku nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati i tij, KQZ është tërhequr për vendimin e shkarkimit nga posti.

Kujtojme se  Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

NJOFTIMI ZYRTAR NGA KQZ

Tiranë më 01.11.2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, n ë mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin:

“Shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të funksionarit publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetari i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë.

KQZ-Mbledhja 1 Nentor 2019

//Droni.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY