FOTO/Ruçi nxit Japoninë të mbeshtete Kosovën: Në 2020 Japonia hap ambasadën e...

FOTO/Ruçi nxit Japoninë të mbeshtete Kosovën: Në 2020 Japonia hap ambasadën e saj në Prishtinë

63
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla, zhvilluan një vizitë zyrtare në Japoni.

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Tadamori Oshima, u konstatua se marrëdhëniet midis dy vendeve janë aktualisht shumë të mira.

Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë në proces disa të tjera. Bashkëpunimi parlamentar përbën një dimension të rëndësishëm të marrëdhenieve dypalëshe dhe shërben si nxitje edhe për bashkëpunimin në aspekte të tjera.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se  “Japonia dhe Tokio përfaqësojnë një mrekulli njerëzore dhe admirohen nga të gjithë shqiptarët. Ne duhet të punojmë për  nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, bujqësi, peshkim, transportin hekurudhor dhe ajror, parqet industriale, sektorin e energjisë, naftës, minierave, shëndetësisë, industrinë e fasonit etj. Rritjes së bashkëpunimit midis të dy vendeve do t’í shërbente edhe liberalizimi i vizave, i cili nëpërmjet qarkullimit të lirë të njerëzve, do të lehtësojë edhe qarkullimin e mallrave, shkëmbimet tregëtare dhe turizmin.”

Kryetari i Parlamentit të Japonisë, z. Tadamori Oshima, nënvizoi se bashkëpunimin me Shqipërinë do ta konsiderojë një prioritet të agjendës së tij parlamentare, duke iu përgjigjur pozitivsht ftesës së Kryetarit të Kuvendit për të vizituar Shqipërinë.

“Japonia e konsideron Shqipërinë një vend mik dhe partner, një faktor kyç për zhvillimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Unë do të nxis qeverinë dhe investitorët japonezë  për më shumë bashkëpunim, shkëmbime e investime me Shqipërinë, e cila ka potenciale të larta zhvillimi,  si edhe do të mbështes kërkseën Tuaj për liberalizimin e vizave.”

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i kërkoi homologut Oshima më shumë mbështetje të Japonisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në UNESCO dhe INTERPOL. Nderkohe Japonia eshte nder vendet e para qe ka njohur pavaresine e Kosoves.

Kryeparlamentari Oshima premtoi se, duke njohur ndjenjat shumë të thella të Shqipërisë për Kosovën, do të nxisë qeverinë që të rrisë mbështetjen për pranimin  e Kosvës në organizmat ndërkombëtare.  Në prill të vitit 2020 Japonia do të hapë ambasadën e saj në Prishtinë.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe z. Taulant Balla  u takuan gjithashtu me anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtuesit e grupit parlamentar të miqësisë me Shqipërinë dhe anëtarë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve, me të cilët  biseduan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, nxitjen e investimeve,  ecurinë e projekteve japoneze në Shqipëri dhe rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis të dy vendeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY