DETAJE/Lihet në burg i rrezikshmi Tesi Basho, I akuzuari refuzon të vijë...

DETAJE/Lihet në burg i rrezikshmi Tesi Basho, I akuzuari refuzon të vijë në gjykatë

103
0
Shares
Tesi Basho

Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur të lërë në burg, Tesi Bashon, i cili u arrestua dy javë më parë në Selenicë të Vlorës. Tesi Basho ka refuzuar të jetë i pranishëm, ndaj seanca është zhvilluar në mungesë të tij.

Tesi Basho në 2016 u arratis nga burgu në Itali dhe më pas filloi sërish aktivitetin kriminal.

DOSJA PER BASHON 

Tesilvan Bashi, akuzohet për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”, ndërsa Stiliano Basho i vëllai akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”.

Staliano u arrestua nga policia e Vlorës së bashku me vëllain e tij, Tesilvan Basho, i cili konsiderohet nga policia person me rrezikshmëri të lartë.

Këtë shtetas, Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”.

Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion. Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali.

38 vjeçari dyshohet se ka qenë i pranishëm në atentatin ku mbeti i plagosur Mikel Mehmeti në Vlorë, janar 2019. Mehmeti konsiderohet si një nga miqtë më të ngushtë të Ferdinand Llanaj, të cilit dy vite më parë i bënë atentat në rrugën Transballkanike.

Basho gjithashtu dyshohet se është anëtar i bandës së ‘Llanajve’ në Vlorë dhe dyshohet se eshte autor i vrasjes së Nikolla Ikonomit i njohur si Laver Tozaj në gusht të këtij viti.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY